LAJMI I FUNDIT/ Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3...

LAJMI I FUNDIT/ Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill

777
0
Shares

Të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill. Urdhri sapo është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Shkollat ishin mbyllur deri më 23 mars. Por fakti se epidemia është në zhvillim e sipër bën që shkollat të qëndrojnë për një kohë edhe më të gjatë.

Disa universitete dhe shkolla të mesme kanë nisur mësimin online ndërkohë që televizioni Publik ka vënë në dispozicion ekranin e tij për mësimin përmes televizionit.

Urdhri i dytë i firmosur nga Manastirliu erdhi pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY