Turqia merr masen drastike, mbyllen lokale dhe ndalen aktivitete, pezullohet falja e...

Turqia merr masen drastike, mbyllen lokale dhe ndalen aktivitete, pezullohet falja e namazeve

52
0
Shares

Turqia vendosi sot te mbylle te gjitha baret, restorantet, lokalet e dasmave, teatrot, kinemate si dhe do te bllokoje te gjitha aktivitetet politike apo te tjera ne te gjithe vendin.

Ndersa pak me heret autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency.

Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare, tha se xhamitë do të mbeten të hapura për ata që duan të falen dhe të luten në mënyrë individuale.

“Në këtë proces është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në vend të namazit të Xhumasë”, tha ai.

Sipas Worldometer, faqes së internetit që publikon të dhënat për rastet e reja, nga afërsisht 174.600 raste të konfirmuara, numri i të vdekurve është rreth 6.700 ndërsa më shumë se 77.500 prej tyre janë shëruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY