Mjekesia franceze, mos perdorni ibuprofen kunder koronavirusit, ja cili eshte ilaci i...

Mjekesia franceze, mos perdorni ibuprofen kunder koronavirusit, ja cili eshte ilaci i pershtatshem

401
0
Shares

Ibuprofen jo vetëm që nuk lehteson infeksionin por mund ta perkeqesoje ate.

Ministri i Shendetesise në Francë, Olivier Véran, i cili është një mjek i kualifikuar dhe neurolog, ka postuar në Twitter këtë mesazh: “Marrja e anti-inflamatorëve si ibuprofen, kortizon, mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit. Në rast se keni ethe apo temperaturë përdorni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe anti-inflamatore, këshillohuni me mjekun tuaj”, shkruan “The Guardian”.

Profesionistët e shëndetit venë në dukje se ilaçet anti-inflamatore janë një rrezik i shtuar për ata që vuajnë nga sëmundjet infektive sepse ato kanë tendencë të ulin përgjigjen e sistemit imunitar të trupit. Ministria e shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paracetamol sepse “ky medikament do të zvogëlojë ethet pa kundërsulmuar me inflamacionin”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY