KORONAVIRUSI/Bashkia e Fierit në alarm, lutje shoferit që transportoi familjen Sulo, mbyllet...

KORONAVIRUSI/Bashkia e Fierit në alarm, lutje shoferit që transportoi familjen Sulo, mbyllet edhe një dyqan

93
0
Shares

4 personat e infektuar me koronavirus në Fier kanë alarmuar bashkinë pas rastit në Dërmenas.

Ajo I ka bërë thirrje shoferit që ka transportuar të sëmurin në spital të karantonohet dnërsa është mbyllur edhe një dyqan ku familja kryente blerjet,

Njoftim I Bashkisë së Fierit:

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,
I bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi.

Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.
Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Dërmënas, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazbazë:
qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY