Basha e ve theksin te pajisjet respiratore qe jane shume pak

Basha e ve theksin te pajisjet respiratore qe jane shume pak

67
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se opozita po bën detyrën për sigurinë e qytetarëve. Është koha që edhe qeveria të bëjë detyrën e vet. Janë vetëm 120 pajisje respiratore, tha Basha.

Pyetje: Cilat ishin masat që propozuat?

Lulzim Basha: Një masë që propozuam, kur nisi situata, kur u shfaqen të infektuarit e parë, nuk janë pacientet zero, sepse ne nuk e dimë se kur ka filluar infektimi në të vërtetë. Të jeni të sigurtë që, siç e di zoti Rama, siç e di dhe unë, shifrat zyrtare janë shumë më të ultëa se sa shifrat reale. Pra, ne kërkuam që, kur u morën masat për të mbyllur shkollat, absolutisht jemi dakord me të gjitha masat që janë propozuar, problemi ynë është se janë propozuar me vonesë.

Pyetje: Pra ju mendoni se duhet të merreshin më përpara?

Lulzim Basha: Kemi humbur shumë kohë dhe ne si opozitë kemi bërë detyrën tonë. Ne i kemi propozuar masa qeverisë dhe ne këtë kemi në dorë. Mendoj që qeveria nuk duhet të kishte pasur kompleksin se spse i propozoi Partia Demokratike, pse i propozoi Lulzim Basha, ne do t’i shtyjmë. Është i njëjti kompleks që kishin edhe me tërmetin. E shpallën 24 orë me vonesë gjendjen e jashtëzakonëshme. Pse? Sepse e propozoi opozita e para. Pra, nuk duhet të kemi këtë kompleks. Këtu bëhet fjalë për tu bashkuar për hir të shqiptarëve, pavarësisht prej pelqimit apo mos pëlqimit që kemi për njëri tjetrin. Pavarësisht prej kontestimeve që mund të kemi për njëri tjetrin , në këtë moment secili duhet të bëjë detyrën e vet. Dhe unë këtë kam kërkuar: qeveria të bëjë detyrën e vet. Kam kërkuar po kështu të angazhohen edhe të gjithë mjekët në pension, gjithë personeli në pesnion. Pse u desh kaq shumë kohë për të nisur hapat në këtë drejtim. Më në fund ditën e sotme u morën masat edhe për biznesin fason dhe call center. Qeveria po reagon për problemin sot dhe kjo krizë nuk menaxhohet duke reaguar për problemin sot. Kjo krizë do të menaxhohet duke parë se çfarë do të ndodhë nesër, çfarë do të ndodhë pasnesër.

Këtu tre pyetje janë kryesore:

1. Sa keq mund të shkojë gjendja
3. Çfarë mund të bëjnë institucionet?
4. Çfarë mund të bëni ju si qytetarë dhe si familjarë?

Këto janë tre pyetjet kryesore. Tani le të merremi pak me insticionet që nuk është bërë. Ne sot kemi një buxhet prej 3.5 milion eurosh zyrtarisht në dispozicion të krizës.

Pyetje: Kryeministri tha që i kemi të gjitha.

Lulzim Basha: Pa transparencë nuk mund të luftohet kriza. Të thuash që i kemi të gjitha e mos t’i thuash, kujt po ia fsheh? Cilit armik po ia fsheh? Virusit po ia fsheh? Kosova ka dhënë 10 milion euro dhe nuk ka asnjë pacient. Shqiperia ka shumë pak para. Me kaq pak para nuk mjaftojnë as për dezinfektimin e qedrave shëndetësore. Hapi i parë është mbrojtja e personelit shëndetësor. Nëqoftëse se personerli shëndetësor bie, karantinohet apo më keq sëmuret, atëherë ekspozon të gjithë popullsinë që vjen prapa lësaj lonje mbrojtjeje. Personeli shëndetësor nuk është i mbrojtur. Padyshim në spitalin infektiv, është e vërtetë që një pjesë e madhe e personelit, jo të gjithë, jo sanitarët, janë të pajisur, por ajo nuk është vija e parë. Vija e parë është kudo ku përplasen qytetarët. Është sistemi parësor. Kjo do të thotë që çdo mjek, çdo infermier, kudo që të jetë duhet të jetë i pajisur. Protokollet duhet të jenë të qarta. Sepse mjeku që sulmoi kryeministri, mendoj që ishte e pahijshme, nuk tha që s’e kam veshjen. Tha që e kam veshjen, por kordinatorët e famshëm që ka prezantuar kjo qeveri, i çuan pacientin me koronavirus si pcient të zakonshëm dhe ky mjek u detyrua të vetkarantinohet. Ka ndodhur në Durrës dhe akoma unë marr sinjale nga njerëz atje që një pjesë e punonjësve nuk kanë akoma përgjigjet për analizat.

Duket qartë që Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur për këtë epidemi, megjithëse ka pasur kohë.

Dhe ne këtu kemi bërë detyrën tonë, i kemi kërkuar qeverisë të marrë masat. Paralajmërimet u injoruan, madje u përqeshën. Veprimet janë marrë me shumë vonesë. Megjithatë tani nuk është koha as vendi për të nxjerrë përgjegjësitë, sepse do të ketë një kohë për të nxjerrë përgjegjësitë. Tani është koha të bëhemi bashkë si qytetarë dhe të bëjmë gjithçka në kalimin me pasoja sa më të lehta.

Pyetje: A do të ishit ju të gatshëm të bashkëpunoni me kryeministrin dhe me çdo aktor tjetër politik, institucional, për të qenë bashkë në këtë situatë? Që do të thotë: a mund të liheshin fjalët në distancë, a mund të uleshit në tavolinë dhe të bënit një plan të përbashkët ose ti jepnit mbështetjen nëse plani është i mirë? Pra të bëni një gjest ndryshe nga ato që bëhen mes opozitës dhe shumicës në Shqipëri?

Lulzim Basha: Mendoj se duhet të kalojmë përtej fasadës. Nuk është çeshtje xhestesh dhe nuk është çeshtje fjalësh të kota. Tani na duhen mendje esëll, na duhen këmbë në tokë. Na duhen vendime të forta. Na duhet një plan në rradhë të parë dhe transparenca e këtij plani, që të gjithë ta dinë se çfarë po bëhet dhe çfarë pritet prej gjithësecilit. Duhet garantuar që mjekët, infermierët, specialistët e urgjencës, të kenë pajisjet e domosdoshme për të kryer detyrën e tyre. Të jenë të mbrojtur, të kryejnë testimet dhe kur të shtohet vala e pacientëve e cila për fat të keq do të vijë duke us shtuar, të kenë paisjet e duhura për t’i kuruar. Kemi vetëm 120 njësi respiratore. Duhet të presim der sa të mbushet infektivi, të mbushen korridoret. Janë tërësisht të pamjaftueshme. Duhet të ishin marrë masat para 2-3 javësh, sepse ndohemi në një krizë globale, nuk i merr më dot kaq lehtë respiratorët. Duke menduar për sot, harrojmë çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Nëse nuk marrim masat sot, do të kemi spitalet plot, do të kemi korridoret plot dhe nuk do të kemi pajisjet bazë për t’i trajtuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY