Elisabeta, mjekja qe zgjidhi dilemen pas vendimit te qeverise

Elisabeta, mjekja qe zgjidhi dilemen pas vendimit te qeverise

68
0
Shares

Elisabeta Musta, mjeke ne Kamez i duhet te shkoje ne klinike cdo dite por prej dje i biri ngaqe nuk shkon ne shkolle i duhet te kete nje kujdes ne shtepi.

Doktoresha ka marre nje vendim ne lidhje me dilemen, te qendroje me te birin apo te shkoje ne klinike per te vijuar kujdesin keto dite kur njerezit kane nevoje per te me shume se cdo here tjeter.

Postimi i Elisabetes:

Sot një VKM urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.
Edhe unë kam Xhimin, I cili pret me ankth kur kthehem nga turni pa turn i Ambulancës së Kamzës, në këtë emergjencë të madhe kombëtare. Por sot dilema është shumë e madhe .. e vështirë…të zgjedh me zemër, pra të jem nënë, të kujdesem për birin tim, sikurse cdo nënë po pret të bëjë në këto ditë të rënda ?
Apo të zgjedh të punoj, e të kujdesem për dhjetra fëmijë dhe nëna të tyre që presin me ankth cdo orë jashtë dyerve ,për të marrë qoftë dhe një fjalë si garanci se janë mirë, me shpresën e ” të qënit të paprekur nga virusi”.
Dhe janë ato momente që ti zgjedh brenda castit…. sa një jetë…
Dhe vendos, pa asnjë grimcë dileme, ti kushtohesh fëmijëve të vendit tënd, atyre që kanë nevojë për ty, sepse mes tyre është Xhimi im, është djali yt… është vajza jote.. sepse fëmijët janë drita e bardhë shpirtit tonë.
Në fund të fundit ky është profesoni I mjekut, infermierit, bluzave të bardha, ku në themel është betimi i lashtë I Hipokratit me dritën që ndricon dhe shtyn përpara humanizmin me shpresë dhe besim .
Zot na jep kurajo e forcë gjithë kolegëve gra e burra tia dalim mbanë për Shqipërinë tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY