Kryeministri Conte izolon 15 milione italiane, mbyllet Lombardia, detyrim distanca mes njerezve

Kryeministri Conte izolon 15 milione italiane, mbyllet Lombardia, detyrim distanca mes njerezve

151
0
Shares

Qeveria italiane ka ndaluar lëvizjet në zonën e Lombardisë pas përhapjes së koronavirusit. Nga vendimi i qeverisë italiane një ditë më parë, ndalohen lëvizjet në provincat Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini; Pesaro dhe Urbino; Venecia, Padova, Treviso; Asti dhe Alessandria.

“Shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda dhe jashtë territoreve të përmendura në këtë dekret përveç për situata emergjente”, thuhet në vendimin e qeverisë italiane.

Gjithashtu eshte ndaluar lëvizja e atyre që janë vendosur në karantinë në vendbanimin e tyre. Në vendim pezullohen të gjitha aktiviteteve sportive dhe aktivitete të tjera, ndërsa edhe në rastet kur zhvillohen në ambiente të mbyllura si sallat e sportit, ndalohet rreptësisht prania e publikut.

“Në të gjitha rastet e tilla, shoqatat dhe klubet sportive, me anë të stafit të tyre mjekësor, janë të detyruar të kryejnë kontrolle të përshtatshme për të përmirësuar rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në mesin e atletëve, teknikëve, menaxherëve dhe të gjithë personave shoqërues”, thekson vendimi.

Vendimi prek edhe zonat malore si teleferikët. Masat ekstreme përfshijnë edhe vendet e adhurimit si kishat, të cilat do të hapen në mënyrë të kushtëzuar. “Ceremonia civile dhe fetare janë pezulluar, përfshirë edhe ato funerale”, thuhet në vendim.

Rajonet në fjalë janë të banuara nga rreth 15 milion banorë. Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit, tha agjencia e mbrojtjes civile në Itali. Kjo e rrit numrin e të prekurve në 5,883 raste. 36 persona të tjerë vdiqën në rajon, duke e çuar në total numrin e të vdekurve 233.


Pjese nga vendimi:

Shkollat, palestrat dhe muzetë të mbyllura
Kufizimet shumë të rrepta përfshijnë edhe mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve, pezullimin e aktiviteteve të ndryshme, si skijimi apo ngjarjeve publike. Janë mbyllur edhe muzetë, palestrat, pishinat, teatrot, qendrat sociale dhe kulturore. Do të ketë ndalesë në konkurset publike, me përjashtim të atyre për personelin e kujdesit shëndetësor.

Masat për baret dhe restorantet
Baret dhe restorantet do të jenë të hapura nga ora 6 deri në 18 dhe detyrohen të mbajnë një distancë prej një metër nga njëri klient te tjetri, në të kundërt do t’ju pezullohet aktiviteti.

Lëvizje e kushtëzuar në dyqane dhe tregje
Dekreti gjithashtu thekson që aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë sanksione, deri në mbylle të aktivitetit. Strukturat e shitjeve të mesme dhe të mëdha do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave, si dhe dyqanet brenda qendrave tregtare dhe tregjeve. Rekomandohet gjithashtu të kufizoni qasjen në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “tubimet e njerëzve”.

Spitalet, vendet e besimit dhe sportet
Afrimi i të afërmve dhe vizitorëve në spitale, hotele, ambiente banimi për të moshuarit, dhomat e urgjencës është “e kufizuar. Stafi “kërkohet të marrë masat e nevojshme për të parandaluar transmetimin e mundshëm të infeksionit”.

Takimet e biznesit duhet të shtyhen. Vendet e adhurimit mund të qëndrojnë të hapura, me kusht që ata të jenë në gjendje të garantojnë se nuk ka “mbledhje të njerëzve”.

Sa i përket sportit, ngjarjeve sportive dhe garave të të gjitha llojeve dhe disiplinave do të “pezullohen”, “në vende publike ose private”. Dekreti thotë gjithashtu, se “mbajtja e ngjarjeve dhe garave të lartpërmendura, si dhe seancat stërvitore të atletëve konkurrues, brenda ambienteve sportive, por me dyer të mbyllura” do të lejohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY