Vdes nje deputete nga koronavirusi, disa zyrtare te larte te infektuar

Vdes nje deputete nga koronavirusi, disa zyrtare te larte te infektuar

75
0
Shares

Një deputetr iraniane ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediat iraniane, njofton radio Evropa e Lire.

Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës nga ky virus. Deri më 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të prekur.

Ligjvënësja Fatemeh Rahbar, kishte fituar mandatin në zgjedhjet e fundit në Teheran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpur, tha më 6 mars se 17 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve, dhe 1,000 të tjerë janë diagnostikuar.

Koronavirusi ka marrë jeten e disa zyrtarëve në Iran, përfshirë këshilltarin e liderit suprem dhe të dërguarit të posaçëm në Vatikan. Më shumë se 20 deputete si dhe zëvendëspresidenti e zëvendësministri në Iran kanë rezultuar me rezultat pozitiv të koronavirusit.

Irani ka mbyllur shkollat dhe universitetet, si dhe ka anuluar organizimet kulturore dhe sportive si pasojë e përhapjes së madhe të virusit në vend.

Ndërkohë, autoritetet në Kinë kanë njoftuar më 7 mars se 99 raste të reja janë infektuar, që shënon rënie nga një ditë më parë ku u raportuan 143 të prekur që është shifra më e ulët që nga 20 janari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY