Dyshimi, 2 femije shqiptare me koronavirus, takuan babain…

Dyshimi, 2 femije shqiptare me koronavirus, takuan babain…

121
0
Shares

Alarm në një shkollë në Leheo, Korinth, pasi dy nxënës, fëmijë emigrantësh shqiptarë dyshohen për koronavirus.

Bëhet fjalë për dy vëllezër me simptoma të ngjashme, kollë, temperaturë, shenja gripi.

Mediat greke raportojnë se ajo çfarë ka shkaktuar shqetësim në gjithë shkollën dhe zonën është fakti që vëllezërit ishin më herët në një udhëtim në Shqipëri, ku u takuan me babanë e tyre që jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur thellë nga koronavirusi.

Mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta. Ndërkohë,  këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla. /BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY