ZOJE PROGNI/ Vdes gruaja qe i mbijetoi kampit famekeq te Tepelenes

ZOJE PROGNI/ Vdes gruaja qe i mbijetoi kampit famekeq te Tepelenes

195
0
Shares

Nje nga të mbijetuarat e fundit te kampit famekeq të Tepelenës është ndarë sot nga jeta në moshën 90- vjeçare.

Aio eshte Zoje Progni, nëna e gazetares Luljeta Progni.

“Sot nana Zoja kaloi ne jetën e amshume…
Zoje Progni, nëna e gazetares Luljeta Progni, një nga të mbijetuarat e kampit të Tepelenës u nda nga jeta sot në moshën 90- vjeçare.
Zojën e fali Zoti grua, por fati e solli të bëhej edhe burrë i familjes për 16 vjet. Ishte një nënë e re 21 vjeçare bashkëshorte e një të burgosuri politik. Nuk kishte kohë për ëndrra. Duhej të mendonte natë e ditë se si t’u mbante shpirtin gjallë anëtarëve të familjes, Nikës së vogël, nënës dhe të shoqit syrgjynosur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e diktaturës komuniste.
Jeta e përballi me vuajtjet e mëdha; me arrestimin e bashkëshortit, me internimin komunist ne kampin e vdekjes në Tepelenë. Komunizmi i përcaktoi Zojës fatin e jetës, ku e vetmja zgjedhje e saj ishte forca. Nana Zoja ishte vajza e “armikut”, në moshën 15 vjeç pa babain t’ia pushkatonin komunistët, pa burrin e saj pas hekurave të burgut për 16 vite rrjesht, rriti fëmijët me peshën e rëndë të luftës së klasave. Nana Zoja ishte nana e fortë shqiptare që nuk u përkul asnjëherë”, shkruan kujto.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY