Trafiku i kokaines ne Itali, mes te arrestuarve edhe bosi shqiptar

Trafiku i kokaines ne Itali, mes te arrestuarve edhe bosi shqiptar

137
0
Shares

Karabinierët italiane kanë ekzekutuar sot në mëngjes në Torni 9 urdhëra ndalimi ndaj nëntë të dyshuarve të përfshirë në një organizatë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nëntë të dyshuarit konsiderohen të dyshuar për vepra penale që lidhen me trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë hetimeve, të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj, policia italiane ka sekuestruar mbi 4 e gjysmë ton marijuanë, 36 kg kokainë, 62 kg hashash dhe hashash, të cilat në total arrijnë shifrën e madhe prej 8 milion eurosh.

Po ashtu, janë ndaluar edhe 15 korrierë droge, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se grupi trafikonte lëndën narkotike nga Amerika e Jugut, më pas në Ballkan dhe arrinte deri në tregun e Piemontes. Madje, në raste të caktuara trafik bëhej edhe nëpërmjet rrugëve të Afrikës. Një rol kyc në këtë organizatë kriminale të dyshuar kishte një shqiptar 33 vjeç, i konsideruar si bos i kokainës. Të gjithë të dyshuarit janë përgjuar nga policia në komunikimet që kanë pasur në rrjetet sociale, internet dhe celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY