Çfarë ndodhi me premtimin për rrogat, naftëtarët i rikthehen sërish protestës

Çfarë ndodhi me premtimin për rrogat, naftëtarët i rikthehen sërish protestës

38
0
Shares

Sërish qeveria ka zhgenjyer me premtimet e sja. Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat që u premtoi kompania.

Vetëm 200 naftëtarë kanë marrë pagat, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është likuiduar me rrogën e prapambetur.

Ata shprehen se ndihen të zhgënjyer nga kompania, pasi pak ditë më parë negociuan për të marrë pagat dhe pas kësaj ata pezulluan edhe grevën e urisë.

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit prej 11 ditësh u futën në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY