“Greva e urisë”/Fillojnë problemet shëndetësore të naftëtarve në Ballsh: O lekët ose...

“Greva e urisë”/Fillojnë problemet shëndetësore të naftëtarve në Ballsh: O lekët ose do të ketë viktima

131
0
Shares

Ka hyre ne diten e tretë greva e urisë te naftetareve në Fier, çështje e cila ende nuk po bie ne veshin e institucioneve perkatese.

Për mediat e interesuara ndaj kauzes se tyre, naftetaret (te cilet perfaqesojne 800 punetoret e tjerë)jane shprehur se kerkesat e tyre jane dy, shlyerja e pagave per 4 muajt si dhe rifillimi i punes sa me shpejt.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

Ndërkaq, nga ana tjetër, po mbahet dhe nje greve e cila i ka kaluar 10 ditet, nga punonjesit e nenstacionit elektrik në Poçem, te cilet kane 27 muaj pa marre rrogat,dhe kerkesat e tyre ende nuk jane marre parasysh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY