Denoncimi i Metes: Ligj kunder qytetareve per te favorizuar oligarket, cfare ndodhi...

Denoncimi i Metes: Ligj kunder qytetareve per te favorizuar oligarket, cfare ndodhi me skenarin per ligjin e dividentit

45
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta denoncoi sot pasdite miratimin e ligjit per dividentin.

Meta “denoncon krimin e tmerrshëm kushtetues të konsumuar nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit dhe me pasoja të rënda.”

“Vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të gjithë popullit shqiptar. Ligji për dividentin është rasti më flagrant si Kuvendi i kapur si një organizatë mafioze bashkë me qeverinë e maxhorancën ka dhunuar hapur kushtetutën dhe shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta.” u shpreh Ilir Meta.

Në daljen e radhës para gazetarëve, presidenti Meta ka dhënë, sipas tij, fakte të reja të grushtit të shtetit.

Sipas Metës “Kushtetuta, bën të qartë se taksat dhe tatimet, lehtësime dhe përjashtimi prej tyre, caktohen me ligj, në këtë rast ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Meta u shpreh se ligji për devidentin është rasti më flagrant se si Kuvendi i kapur si një organizatë mafioze, bashkë me qeverinë, kanë dhunuar haptazi kushtetutën e Shqipëri.

Meta: Ligji për devidentin është rasti më flagrant se si kuvend i kapur si një organizatë mafioze, bashkë me qeverinë, kanë dhunuar haptazi kushtetutën e Shqipëri, për të cilën shuam shpejt do të japin llogari para popullit dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta. 

Kushtetuta, bën të qartë se taksat dhe tatimet, lehtësime dhe përjashtimi prej tyre, caktohen me ligj, në këtë rast ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Çdo lehtësim fiskal nuk mund të ketë efekt prapaveprues, por vetëm me efekt për të ardhmen. Por çfarë bëri ky sekt mafioz ne krye të kuvendit, qeverisë dhe grushtit të shtetit? 

Në datën 3 dhjetor, Rilindja 2018, miratoi në kuvend ligjin 94 2018, për disa ndryshime në ligjin 84 38, 28 dhjetor 1998, për tatimin e të ardhurave të ndryshuar, tërësisht në dëm të sipërmarrësve, të bizneseve familjare, në poshtërim të seriozitetit të tyre për të kontribuar në mënyrë të ndershme me taksat e tyre, për shtetin ligjor, ku në nenin 9 parashikohet një dispozitë e fshehur me këtë përmbajtje:

Norma e tatimit për devidentin me shkallë 8% do të aplikohet, edhe përfitimet e pashpërndara për vitin 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi i devidentit, që i përket fitimeve të pashpërndara të vitit 2017 e më parë të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatime mbi fitimin e devidentit e vitit 2018, të paguhet brenda 20 gusht 2019.

Siç e shihni, në këtë nene mavri kuvendi vendosi që tatimi mbi divident fitimin nga 15% u bë 8%, me efekt prapaveprues nga viti 2018 e më parë pa asnjë kufizim kohor. 

LIVE- Konferencë për mediat

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 1 mars 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY