Italia, shkon ne 29 numri i viktimave nga koronavirusi, 150 ne gjendje...

Italia, shkon ne 29 numri i viktimave nga koronavirusi, 150 ne gjendje te rende

49
0
Shares

Te pakten 29 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa në total janë infektuar 1,128. Perqindja e vdekjeve perkundrejt numrit te personave te infektuar vijon te mbetet e larte.

Ndërkohë, 50 persona që ishin prekur janë përmirësuar, ndërsa 105 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se niveli i kërcënimit të virusit është shumë i lartë.

Koronavirusi qarkullon në 4 kontinente, ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet. Në rang botëror numri i të vdekurve ka shkuar në 2941, ndërsa më shumë se 83 mijë janë infektuar.

Në këto kushte, qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kanë miratuar udhëzime të reja të testimit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY