Rama largon zv/ministren e Kultures

Rama largon zv/ministren e Kultures

150
0
Shares

Kryeministri ka larguar nga detyra zëvendës ministren e Kulturës, Valbona Shujaku duke emeruar ne këtë detyrë Meri Kumbe.

Ish-zëvendës ministrja Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ndërsa Meri Kumbe është pedagoge në Universitetin e Arteve e njëkohësisht studiuese muzike.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Meri Kumbe emërohet zëvendësministër i Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*****

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Valbona Shujaku, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY