Pas takimit me Lavrov, Rama sulmon qeverine e Albin Kurtit

Pas takimit me Lavrov, Rama sulmon qeverine e Albin Kurtit

187
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, fill pas takimit me ministrin e Jashtem rus Sergei Lavrov ne Moske ka kritikuar ashper qeverine e re te Kosoves, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

“Biseda me Lavrov ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie cështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama ne real story te Sokol Balles.

Edi Rama u shpreh se kushdo që nuk do dialogun mes Kosovës e Serbisë, po ndjek në fakt një  strategji tragjike, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të dëgjojnë Amerikën në disa politika të drejta.

“Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë. Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.  Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama.

Rama vijon te ruaje linjen e konfliktit te Titanes me Prishtinen zyrtare qe pa perfshirjes se tij ne nje projekt qe synonte shkembim territoresh, marreveshje te cilen tani Rama e mohon te kete qene i perfshire.

Kryeministri Rama perfaqeson piken me te ulet te nje politikani nga Tirana ne Kosove, duke i zene vendin edhe Fatos Nanos qe beri nje takim konformist me Milloshevicin ne Krete ne vitin 1997.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY