Rëndohet situata, dy nga grevistët në Ballsh janë dërguar në spital

Rëndohet situata, dy nga grevistët në Ballsh janë dërguar në spital

123
0
Shares

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, dy prej tyre kanë shfaqur probleme me shëndetin.

Ata janë dërguar me makine private në spital për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar. Grevistët që kanë shfaqur probleme me shëndetin janë  Jonuz Mucaj dhe Hysni Agalliu.

Ditën e djeshme një përfaqës i grevisteve te Ballshit kanë qenë në një takim me zv. ministrin e Energjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashkësie Mallakastër, Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri.

Në takim është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga do të jepen.

Situata ne keto kushte vijon te jete e renduar, per shkak se ende nuk eshte dhene zgjidhja qe do te nxjerre punonjesit nga greva.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY