Shkrihet Inspektoriati i Mjedisit, shembjen e ndertesave e merr policia

Shkrihet Inspektoriati i Mjedisit, shembjen e ndertesave e merr policia

298
0
Shares

IKMT do të drejtohet nga policia ndërsa do të ndryshojë edhe emrin ku do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit që kalon nga varësia e Ministrisë së Mjedisit tek e Brendshmja.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi këtë të enjte një takim me strukturat drejtuese të IKMT-së dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, ku ka bërë me dije disa ndryshime që do bëhen për disa institucione.

Përmes një deklarate për mediat, Lleshaj deklaroi këtë të enjte se Inspektoriati i Mjedisit do të shkrihet. Ndërkohë, të gjitha kompetencat do i kalojnë Inspektoriatit Kombëtar për Mrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit.

Detyrat e reja të policisë, mbrojtja e mjedisit. Për të siguruar parakushtet e domosdoshme për zhvillimin e mjedisit. Funksionet e IKMT do të shtohen ato që kishte ISHMPU. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese dhe të evitohen shpenzimet e panevojshme. Prandaj duhen mbajtur burimet tona natyrore që jo rrallë herë janë kërcënuar nga aktivitete të paligjshme. Duke qenë se IKMT ka luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e territorit, duke i shtuar kompetencën, do të kemi edhe mbrojtjen e mjedisit. Me afrimin në MBP, do të kemi mbrojtjen e territorit. IKMT nuk do të jetë më Inspektoriati i Mjedisit, por Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY