Agjencinë “fantazmë”, mashtrohet qytetari per biletat, shteti nuk e gjen dot administratoren

Ndaje

Udhëtuam drejt Laçit dhe takuam Tonin Prendin, i cili kishte p renotuar bileta për Milano në datat 25 Dhjetor dhe kthim në 1 Janar, në agjencinë “Geraldina Travel”. Në datën e fluturimit kanë konstatuar në zonën e check-in se bileta për djalin nuk ishte prerë.

Tonini thotë se pagesën e parë në shumën e 370 eurove, e kishte bërë me bankë në emër të Artenisa Stavri Siqeca. Por ai u detyrua të paguante edhe 225 euro në aeroport për djalin.

“U prenotua bileta nëpërmjet Facebook-ut, jap lekët dhe shkon i paguan në bankë në emrin Artenisa Stavri Siqeca. Ku ndodhet kjo, nuk e mora vesh. Megjithatë, ne shkuam në Rinas dhe aty u përballëm me sportelin ku do bënin Check In. 3 pjesëtarët e familjes na dolën biletat, ndërsa djalit jo. E marrim në telefon (Artenisën). Priteni biletën tha, 120 euro, sepse do t’ua kthejmë paratë kur të vini në Shqipëri. U bë puna për kthimin, pra data 25 deri me 1 e kishim. Realisht biletën që sollën ishte Blue Panorama. Faktikisht ne nuk shkuam me të, por me Albawings. vajtëm përsëri në aeroport në Milano, nuk arritëm të ktheheshim në destinacion”.

Cila ishte arsyeja?

“Duhet ta kishim datën e kthimit më datë 1 Janar. Por në të vërtetë nuk kishin bërë prerje fare kthim, vetëm vajtje. Në përfundim, ne paguam 225 për biletën e djalit, plus 370 euro që paguam në bankë. Zonjës Artenisës i kërkuam që të kontaktonim dhe të bisedonim nga afër, me lënë një dalë takimi në Tiranë dhe doli bosh. Unë u them qytetarëve të mos bien pre, të mos presin bileta në këto agjenci fantazmë.”

Gazetarja e “Stop” u interesua për agjencinë në fjalë, por Artenisa ia jep adresën gabim.

Geraldina Travel: Atëherë agjencia jonë ndodhet dhe në Tiranë dhe në Vlorë. Po kontrolloj pak ofertën dhe po të marr në telefon.

Geraldina Travel: Alo! Nuk ka më vende në ikje në datën 13.

Geraldina Travel: Agjencia ndodhet në Astir. Po! Kur të jesh afër më merr, diku afër, pa vajtur te Fondi Besa, nëse e ke parasysh.

Gazetarja e Stop shkoi në Astir, por Agjencia Geraldina Travel nuk ndodhej gjëkundi.

Edhe pse gazetarja arrin të gjejë vendndodhjen e agjencisë, askush nuk ndodhet aty.

U interesuam në Ministrinë e Financave, në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit. Por edhe aty na thonë se administratorja e kësaj agjencie nuk është gjetur në zyrë në asnjë moment./tvklan.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje