FOTO/ Policia e Shtetit, te dhena per tre vrases ende te lire

FOTO/ Policia e Shtetit, te dhena per tre vrases ende te lire

247
0
Shares

Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit jane publikuar sot nga Policia e Shtetit ne rrjetet sociale.

Ata jane:

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY