Deshmia e burrit te gjyqtares:Njeriu i Shullazit me vuri pistoleten ne goje!

Deshmia e burrit te gjyqtares:Njeriu i Shullazit me vuri pistoleten ne goje!

151
0
Shares

Gjyqtarja Saida Dollani ishte pjesë e trupës që shqyrton dosjen ‘Shullazi’, dhe është larguar pas kërcënimeve të marra permes te shoqit i cili u kercenua edhe me jeten e femijeve ne France.

Bashkeshorti ka deshmuar se një djalë i ri e ka kërcënuar duke i futur pistoletën në gojë si dhe i ka përmendur djemtë në Francë.

Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.

Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.

Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, kjo është dëshmia që ka dhënë bashkëshorti i gjyqtares dhënë në  prillin e 2019.

Gjyqtarja Saida Dollani kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY