Nga Ardi Veliu tek kreu i Gardës, në Vetting kalojnë zyrtarë të...

Nga Ardi Veliu tek kreu i Gardës, në Vetting kalojnë zyrtarë të lartë të policisë

51
0
Shares

Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë zyrtarët me gradat më të larta në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Sipas informacioneve, mesohet se nga data 5 Shkurt, para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit. Po në këtë datë në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako.

Në vetting do të kalojë më 6 shkurt edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi drejtori i drejtorisë qendrore hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY