Mediat serbe sulmojne ministrin e Kurtit, vrau 6 ushtare serbe

Mediat serbe sulmojne ministrin e Kurtit, vrau 6 ushtare serbe

558
0
Shares

Zgjedhja e Anton Qunit për Ministër të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë Se re te Kosoves ka nxitur reagime nga mediat serbe.

Mediat pro-qeveritare atje publikuan se Kurti ka propozuar për ministër njeriun të cilin Serbia e ka dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve të ushtrisë jugosllave.

Siç shkruan Novosti, Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e 6 ushtarëve në vitin 1998.

“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK’së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe.

Ndër të tjera ‘Novosti’ shkruan se “provat kryesore të këtyre rasteve kanë qenë video incizimet”.

“në aktakuzë thuhej se ushtarët e UÇK’së fillimisht kishin përgatitur një pritë për ushtarët e Jugosllavisë duke vendosur mina anti-tankë”, thuhet ndër të tjera në raportimin e mediave serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY