Hellbanianz, 3 anetare te bandes shqiptare ne Britani sulmuan parcelen e hashashit

Hellbanianz, 3 anetare te bandes shqiptare ne Britani sulmuan parcelen e hashashit

494
0
Shares

Tre shqiptarë, anëtarë të Hellbanianz, cilësuar si një grup kriminal i  rrezikshëm në jug të Anglisë, janë denuar nga gjykata britanike si të përfshirë në një grabitje  të armatosur në fabrikën e një bande rivale të kanabisit.

Mësohet se Azen Dajçi, 25 vjeç është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.

Fabion Kuçi, 27  vjeç me 6 vite e 4 muaj burg ndërsa Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg.

Dënimet erdhën pasi ata pranuan akuzat për grabitje në rrethana rënduese.

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur pak para 4 të mëngjesit 27 nëntorit 2018.

Oficerët mbërritën brenda katër minutave dhe megjithëse një numër i të dyshuarve ikën, policia ishte në gjendje të ndalojë Dajcin dhe Kucin në vendin e ngjarjes, ku ata gjithashtu sekuestruan kanabis me një vlerë rruge rreth 30,000 paund.

Hetimet kanë vijuar për të rënë në gjurmët e burrave të tjerë të përfshirë në bastisje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY