Qeveria japoneze, dekoratë të lartë për biznesmenin e njohur Avni Ponari

Ndaje

Qeveria Japoneze i akordon konsullit të nderit të Japonisë në Shqipëri, Avni Ponari, Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays ëith Neck Ribbon”). Ky është Urdhëri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme.

Z. Ponari e mori këtë dekorët si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri me dedikimin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për promovimin e shkëmbimeve dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

Sikurse u shpreh Ambasadori japonez në Shqipëri, mr Makoto Ito, ai simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

“Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese, duke e përmbyllur me mesazhin që tashmë, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, që na përkrah dhe mbështet kurdoherë”.

Ponari ka themeluar dhe drejton prej vitesh kompaninë e sigurimeve Sigal, e para në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve./Droni.al

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje