Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Posaçme, veprimtaria dhe pasuria e tij

Ndaje

Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Sandër Simonit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Simonin përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike.

Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion.

Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së.

/DRONI.al/

 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje