Jeta e bujshme e Xhevdet Ferrit ne kinema dhe teater

Jeta e bujshme e Xhevdet Ferrit ne kinema dhe teater

246
0
Shares

Aktori i jashtezakonshem Xhevdet Ferri u nda sot nga jeta ne moshen 60 vjecare. Nje semundje e rende e mundi ate duke lene ne dhimbje familjen e tij, miqte, te afermit dhe gjithe shqiptaret qe e adhuruan artin e tij.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 Nëntor 1960. Përgjatë karrierës së tij brilante, ai u dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Ai ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e në teatër dhe pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” në krahë të aktorit Robert Ndrenika.

Më 1982, ai diplomohet në Akademinë e Arteve në degën ‘Dramë’ dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në po këtë Akademi. Karriera e tij akademike vijoi si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.

Në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me ‘Medaljonin e Festivalit’, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit.

Nga vitet 1995-1999 ishte Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Mes viteve 1999-2001 ai shërben si Drejtor i Teatrit Kombëtar. Z. Ferri ishte i specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor. Në vitin 2004, ai u bë bashkëthemelues i ‘Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë’, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate.

Filmi i parë i Xhevdet Ferrit ka qenë kur ai ishte akoma një student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterrë 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990). Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri, me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY