Horoskopi, 17 janar 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 17 janar 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

273
0
Shares

Dashi

Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse do gabojnë. Me financat duhet te merreni shume seriozisht sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone.

Demi

Do tregoheni mjaft kërkues ndaj atij qe keni ne krah sot dhe nuk do e lini te marre fryme i qete. Ky do jete një gabim, pasojat e te cilin do i ndjeni për një kohe te gjate. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme ne jetën e tyre sentimentale. Financat do jene te mira, megjithatë duhet te shpenzoni me maturi dhe duke menduar për te ardhmen.

Binjaket

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak dëshirë te bëni tolerime dhe kjo do e acaroje mjaft situatën. Beqaret duhet te shmangin personat mendjemëdhenj te cilët kërkojnë gjate gjithë kohës te duken. Financat, për fatin tuaj te mire, do përmirësohen fale ndihmës qe d ju japin disa te afërm.

Gaforrja

Dite mjaft e favorshme për sektorin e ndjenjave. Here pas here edhe pasioni do jete shume i zjarrte kështu qe shfrytëzoni çdo moment. Beqaret nga ana tjetër me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse përndryshe do bëjnë gabime. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen me te vogël edhe pse ne fakt dëshira për shpenzime do jete e madhe. Gjithsesi logjika do triumfoje.

Luani

Nëse nuk doni qe atmosfera ne çift te nxehet se tepërmi sot, nuk duhet ne asnjë mënyrë ta gënjeni atë qe keni ne krah. Flisni hapur dhe shprehini gjithçka qe mendoni. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme. Flirtimet nuk do mungojnë, por nuk do ndodhe asgjë me tepër. Buxheti duhet riorganizuar sa me pare sepse gjendja nuk është aq e mire sa duhet.

Virgjeresha

Me ne fund do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do jeni shume me te qete. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ju. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do futen ne një etape te mbushur me emocione. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

Peshorja

Do i dëgjoni me kujdes sot ato qe do ju thotë partneri dhe do mundoheni gjate gjithë kohës te mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqareve do ua marre mendjen një person qe do e njohin gjate orarit te punës. Mos e lini atë t’iu ike nga duart. Financat do kërkojnë me tepër përkujdesje dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme e vështirësi.

Akrepi

Perspektivat janë shume te mira gjate kësaj dite për jetën sentimentale te çifteve, por ata vete duhet te bëjnë çmos qe t’i shprehin sa te mundin ndjenjat. Beqaret do joshin pa fund dhe nuk do e kuptojnë se do bëjnë disa gjeste te gabuara. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla te cilat për t’u përmirësuar do kërkojnë pak durim.

Shigjetari

Shprehini partnerit gjithçka qe mendoni ashtu si ta ndjeni, jo duke e gënjyer. Ne këtë mënyrë edhe ai do i kuptoje nevojat tuaja dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do jen shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera dhe nuk do gjejnë kohen e përshtatshme për te menduar për dashurinë. Financat nuk do jene aq te stabilizuara sa për te bere ndonjë çmenduri.

Bricjapi

Do keni shume kurajo gjate kësaj dite dhe do flisni me partnerin edhe për disa çështje delikate. Kjo iniciative ne fakt do vlerësohet mjaft prej tij. Beqaret duhet ende te bëjnë durim nëse duan te gjejnë një person te përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk do jete absolutisht e mundur.

Ujori

Jeta ne çift nuk do jete e keqe, megjithatë duhet thënë se keni pasur edhe periudha me pozitive se kaq. Mundohuni te paktën te ruani ekuilibrin. Beqaret do jene shume te paqarte pe rate qe duan te bëjnë dhe do ngurrojnë te hedhin hapat Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet sa me tepër maturi me shpenzimet ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.

Peshqit

Ne fillim te ditës do ketë shume mosmarrëveshje me partnerin tuaj, por me kalimin e orëve do reflektoni dhe do mundoheni te gjeni nga një zgjidhje. Beqaret do jene mjaft pozitive dhe gati për te dale neper çdo lloj takimi qe do ju kërkohet. Financat do jene edhe me delikate sesa me pare. Ose merrni masa strikte ose kërkoni sa me pare ndihmën e specialisteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY