Femijet e ish-ministrit te ndjere rrefejne marredheniet dhe kujtimet me te atin

Femijet e ish-ministrit te ndjere rrefejne marredheniet dhe kujtimet me te atin

92
0
Shares

Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti ishin të ftuar kete te merkure në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin, raporton vizion plus.

Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut, nderkohe qe rralle here shfaqen ne jeten publike.

Ata kanë treguar për pasionet e tyre  por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

 I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri  i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta,  Davidi u përgjigj: “Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin  , ne gjithmonë do ta përkujtojmë  në mënyrë  maksimale”

Ndërsa djali i vogë Tedi  Prifti foli për kujtimet me  babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh se “ Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll I thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia  emocionoi me  fjalën e saj teksa kujtonte të atin.

“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.

Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show  man i së ardhmes duke e mbështetur shumë  në këtë  pasion .

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit  ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY