KAVAJË/ Banorët kapin 2 hajdutë dhe ia dorëzojnë policisë, vjedhje pa fund

KAVAJË/ Banorët kapin 2 hajdutë dhe ia dorëzojnë policisë, vjedhje pa fund

71
0
Shares

Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas, në tentativë për të vjedhur një banesë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent”, nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët tentuan të vidhnin një banesë, njëri prej tyre me precendent kriminal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 11 vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta shtetas.

Sekuestrohet motoçikletë dhe automjet i marrë me qira nga autorët, i cili përdorej për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirëorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje).

– A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;

– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.

– Më 20.11.2019, në fahatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;

– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.

– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY