Arrestohet tregtari ambulant qe plagosi administratorin e Sukthit

Arrestohet tregtari ambulant qe plagosi administratorin e Sukthit

58
0
Shares

Policia e Durrësit arrestoi tregtarin ambulant A.M, i cili në orët e pasdites, pas një debati plagosi me thikë, kreun e Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani dhe nipin të tij.

Sipas njoftimit të policisë, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Detajet e Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY