Ndahet nga jeta poeti Myftar Gjana

Ndahet nga jeta poeti Myftar Gjana

189
0
Shares

Eshte ndare sot nga jeta poeti Myftar Gjana. Lajmi eshte dhene nga familjare te tij ndersa eshte pritur me dhimbje nga shume miq te tij qe kane komentuar poshte njoftimit ne rrjete sociale.

Gjana ishte nje nga themeluesit e partise se pare opozitare, PD dhe pjesemarres aktiv ne levizjen studentore te dhjetorit 1990. Ai per disa vite me rradhe ishte i zgjedhur ne forumet drejtuese te PD. Ndersa ishte dekoruar me dekoraten “Pishtari i demokracise”.

Vitet e fundit pervec puneve te tjera ai shkroi mjaft letersi.

Ceremonia e varrimit zhvillohet neser duke u nisur nga shtepia e tij ne rrugen Foto Janku afer Don Boskos ne iren 13.00.

Myftar Gjana lindi më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.

Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën “Master në Diplomaci”. Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare. Vitet e fundit është inxhinier në profesion të lirë.

Vepra të autorit
  • Elipsi i humbjes, poezi, 1993
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997
  • Njeriu në sferë – 2006

Përkthime:

  1. Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997
  2. Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001
  3. Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002
  4. Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Wilde, 1998
  5. Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY