“Kemi tre muaj pa rroga”/Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit dalin sërish në...

“Kemi tre muaj pa rroga”/Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit dalin sërish në protestë, paralajmërimi i tyre

48
0
Shares

Përfaqësues të rreth 1000 punonjësve të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisën protestat ditën e hënë, ndërsa së fundmi protestuan dhe para Prefekturës Fier.

Ata kërkojnë pagën e muajit nëntor, vazhdimësi të punës në Uzinë dhe statusin e Naftëtarit. Punonjësit zhvilluan një marshim nga Uzina deri në qendër të qytetit, ndërsa paralajmëruan që do të përshkallëzojnë protestat në Tiranë në rast se nuk marrin zgjidhje.

Naftëtarët thonë se nuk kanë marrë pagën e muajit nëntor, dhe 12 paga të prapambetura ndër vite, sikurse thonë se nuk u janë paguar sigurimet shoqërore për një vit.

“Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë. Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin, ne na mbahen librezat e punës atje dhe në fakt nuk po marrin para. Sot ne jemi një pjesë. Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. Ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë ministrisë së Energjetikës,” u shpreh nje punonjës.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY