Prishtine, arrestohet nje mik i afert i Putinit, u kap duke filmuar...

Prishtine, arrestohet nje mik i afert i Putinit, u kap duke filmuar nje zone ushtarake

56
0
Shares

Nje nga njerëzit e afërt të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Andrey Kondrashov është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës pasi u pa duke bërë regjistrime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi të tjera ushtarako policore.

Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka pasur qëllime që të mbledhë informacione të ndjeshme, që mund ta dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY