Edi Rama perqesh serish gazetaret dhe ben fake news: Projekti eshte ne...

Edi Rama perqesh serish gazetaret dhe ben fake news: Projekti eshte ne standard me lirine e shprehjes

65
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vijon te kembengule se paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor është konsultuar me me OSBE dhe është në standard me lirinë e shprehjes.

Rama shkruan në twitter se askush tani më nuk mund të shkruajë çfarë të dojë, duke shantazhuar apo duke vënë gjoba. Postimi i Rames erdhi fill pas tryezes se opozites me perfaqesues te medias.

Reagimi i Rames:

Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Sa i takon “ERTV”, kryeministri Rama ka publikuar një foto, ironike duke thene se protesta do të zhvillohet në 19 dhjetor ne oren 09:30 tek Parlamenti.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY