Zylyfi qe u vra sot, familjar me bosin e droges qe u vra ne te njejtin aks

Ndaje

23-vjeçari Andi Zylyfi, qe mbeti i vrare sonte ne Peqin eshte djali i një punonjësi në burgun e Peqinit. Bashke me te mbeti i plagosur 21-vjeçari Ardit Uruci.

Andi Zylyfi ka marrë plumb në kokë pasi u qellua nga nje makine ne levizje. Viktima nuk njihej si njeri problematik në zonë, ndërkohë që jetonte prej kohësh jashtë vendit dhe sapo ishte kthyer nga emigracioni.

Bëhet e ditur se në aksin Peqin-Elbasan, ku ndodhi atentati, vitin e kaluar është organizuar atentat edhe ndaj djalit të hallës së viktimës së sotme.

Burimet bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i parë, djali i hallës së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay.

Endrit Alibej, 34 vjeç, një nga tre personat e ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 2018, rezultonte i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Endrit Alibeaj (Dylgjeri) mendohet se ka qenë shenjestra e atentatit vitin e kaluar ku mbetën të vdekur tre persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje