Rama shton një ministri, në krye të saj Arben Ahmetaj

Ndaje
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit e ka detyruar kryeministrin Edi Rama që ta shtojë kabinetin e tij me një ministri të re.

Kreu i qeverisë ka propozuar Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtim. Propozimin mesohet se kreu i qeverise ia ka çuar Presidentit Ilir Meta.

Burime nga Presidenca thone se dekretimi eshte konfirmuar dhe nuk do te kete vonesa per dekretimin e ministrit te ri.

Zëdhënësi i tij Tedi Blushi konfirmon përgjigjen pozitive ndaj propozimit, pra dekretimin e Ahmetajt, si ministër shteti për Rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme më 26 nëntor.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje