Pajisja që parashikon tërmetet, ambasadori Izraelit e konfirmon: Së shpejti del në shitje

Ndaje

Eshte prape Izraeli i cili pretendon se mund t’i parashikojë tërmetet me pare se të godasin.

Edhe pse sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, studiues nga Izraeli parashikojnë se brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon tërmetet 8 deri në 12 orë para se të godasë.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në një intervistë ekskluzive për Abc News.

Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e tërmeteve, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Izrael dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kompania Israelite ‘Ionoterra’ me krijimin e një sistemi që parashikon tërmetin nga 8 deri në 12 orë para se të ndodhë. Ambasadori thotë se ky nuk është thashethem dhe se do të jetë në treg brenda një viti ndërkohë që është testuar me sukses.

Ata e testuan sistemin në Greqi, Turqi, Rumani, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muaj për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend’, u shpreh Noah Gal Gendler.

Ambasadori tha gjithashtu se ky sistem nuk është shumë i kushtueshëm sepse mund të përdoren sensorë dhe radarë. Sensorët mund të vendosen madje në çdo 2-3 kilometra, edhe në varka të vogla, për të mbuluar edhe pjesën detare.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje