Tërmeti, inxhinierët amerikanë zbresin në terren

Tërmeti, inxhinierët amerikanë zbresin në terren

49
0
Shares

Një numër inxhinierësh amerikanë kanë zbtitur në terren për të parë dhe vlerësuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook , Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thotë se “inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi”.

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi”, shkruhet në faqen e ambasadës në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY