Ursula von der Leyen paralajmëron konferencë donatorësh për Shqipërinë

Ndaje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se pas premtimit të 15 milionë eurove si ndihmë e menjëhershme për popullin shqiptar, ajo do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, shkruan Presidentja e KE.

Më herët Presidentja e KE shkroi “Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje