Basha me artistët: Ky teatër rrëzoi qeverinë e kartonit

Basha me artistët: Ky teatër rrëzoi qeverinë e kartonit

39
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu mirënjohje për kontributin e artistëve dhe të gjithë atyre që iu bashkuan nismës së Teatrti Kombëtar për mbledhjen e ndihmave për prekurit nga tërmeti.

Basha e cilësoi Teatrin Kombëtar monument i solidaritetit dhe qëndresës. Sot kjo godinë nxorri ‘lakuriq’ qeverinë prej kartoni, tha ai.

“Ju jeni monument i solidaritet dhe qëndresës. Opozita si ndihet? Unë ndihme shumë mirënjohës ndaj jush. Ju e nxorët atë lakuriq. Ai tha se tërmeti do të rrezohej teatri, por ja ku është. Unë po vij nga zona në fshat, ku banorët janë lënë në mëshirë të fatit. Është shkatërruar një shtet i tërë, e pamë se si i la efektivët tanë me duar zbuluar duke gërmuar. Ky teatër rrëzoi qeverinë e kartonit. Ndej keqardhje ndaj atyre njerëzve që kemi lënë ashtu, pas tërmetit. Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Ju në një ditë të zezë të vendit, ditët se si të tregonit se sa të madhe e keni zemrën. Aktet tuaja flasin vetë. Ndihma juaj ka bërë diferencën. Ju faleminderit nga zemra, që e keni zemrën kaq të madhe. Kjo tregon se shteti prej kartoni u shemb, ndërsa ne jemi një komb, të gjithë bashkë, pa dallime partiake jemi bashkuar. Sot jemi për të gëzuar solidaritetin që është diçka pozitive por edhe në këtë moment nevojat janë të mëdha”, tha Basha.

Ndërkohë regjisori Robert Budina tha se aktivistët e Aleancës për Teatrin u sulmuan në mënyrë të qëllimtë, teksa u tentua që të merrej nga policia juristja Adriana Kalaja, pasi ajo filmoi teksa disa ndihma për të prekur nga tërmeti po shkarkoheshin nga një makinë, duke u futur në Ministrinë e Brendshme. “Ne u sulmuam në mënyrë të qëllimshme, një goditje ndaj një shembulli që po jepej për qytetari. Goditja ndaj zonjës Kalaja”, tha Budina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY