Nxiren nga pallati 6 katësh tri viktima, të vila drejt identifikimit një...

Nxiren nga pallati 6 katësh tri viktima, të vila drejt identifikimit një viktime

109
0
Shares

Janë nxjerrë nga pallati 6 katësh dy viktima të thera Dolora dhe Klaus Reci. Ndërkohë pak më herët  është nxjerrë nga rrënojat edhe Roza Meçaj, nënës së 30-vjeçares Diena Meçaj që humbi jetën dje në spital vetëm pak minuta pasi u arrit të nxirrej e gjallë nga rrënojat.

Më herët ishte nxjerrë e pajetë edhe vajza e Dienës, 8 vjeçe.

Ndërkohë babai i Dienës është i plagosur. Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qenë se pak kohe më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.

Një tjetër trup i pajetë është identifikuar në gërmadhat e vilës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës.

Paraprakisht dyshohet se trupi i përket Marjeta Lalës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen esaj nga gërmadhat.

Deri tani nga Ministria e Mbrojtjes raportohet për 29 persona të vdekur dhe me qindra të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY