Hetimi për Dvoranin, Prokuroria e Tiranës zyra që heton

Hetimi për Dvoranin, Prokuroria e Tiranës zyra që heton

40
0
Shares

Dy prokurori kanë hequr dorë nga hetimi i padisë së Presidentit Meta për kreun  KED Ardian Dvorani.  Tashmë I ka mbetur Prokurorisë së Tiranës të hetojë kallëzimin e Presidentit.

Kallëzimi u dorëzua tre ditë më parë njëkohësisht në tre prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.

Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve  është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY