Zbulim i ri, dëgjimi i këngëve të yllit me famë botërore ndihmon...

Zbulim i ri, dëgjimi i këngëve të yllit me famë botërore ndihmon në qetësimin e shoferëve

58
0
Shares

Sipas zbulimit më të fundit, dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

Hulumtuesit realizuan një studim të vogël për gratë e reja në rrugët e Brazilit dhe zbuluan se dëgjimi i versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetëson ato.
Versionet me piano të “Someone Like You” dhe “Hello” u përfshinë në një listë të krijuar për të qetësuar shoferët gjatë trafikut.

Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore.

Muzika është zbuluar se ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës.

Ky eksperiment i vogël u realizua nga shkencëtarët në dy universitete, në São Paulo, Brazil, Universiteti ‘Oxford’ Brookes dhe Universiteti ‘Parma’ në Itali./RevistaWho

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY