Betimi te Meta, Gjykata Kushtetuese merr forme por Kuvendi lajmeron ngerc

Betimi te Meta, Gjykata Kushtetuese merr forme por Kuvendi lajmeron ngerc

75
0
Shares

Në institucionin e Presidencës u zhvillua sot ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës të anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese.
Me dorën në Kushtetutë u betuan anëtaret Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.
Gjyqtaret u betuan para Presidentit me fjalët: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”. Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë të rëndësishme.

Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska u zgjodhën nga Kuvendi ndërsa Marsida Xhaferllari nga Presidenti i Republikës. Kjo e fundit nuk njihet nga KED dhe mazhoranca pasi sipas tyre Presienti e dekretoi jashtë afateve kushtetuese dhe se në vend të saj duhet të jetë Arta Vorpsi. Ajo nuk u ftua nga Presidenti për të bërë betimin dhe vendosi të betohej para një notereje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY