“Ku i gjeti parate Air Albania per te blere emrin e stadiumit...

“Ku i gjeti parate Air Albania per te blere emrin e stadiumit kombetar”

55
0
Shares

“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken“, tha kreu i PD Basha gjate nje takimi ne Fier ne biznesin e vogel.

Pjese nga fjala e Bashes:

Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojwn e Edi Ramws si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj.

Për mua, për PD në zemër të vizionit politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga kostot e larta, i çliruar nga taksat e karta, i çliruar nga regjimi banditesk i inspektorateve dhe tatimorëve, një biznesi i fuqizuar, një biznes i përtërirë. Kjo është parathënia e ripërtëritjes së ekonomisë së Fierit, i ripërtëritjes së ekonomisë kombëtare, i hapjes së vendeve të punës, dhe ndaljes së krizës sociale që po përkthehet në largimin më masiv të Fierit dhe qyteteve kryesore. Miqtë e mi, ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, shumë prej këtyre masave do të prekin të gjithë qytetarët dhe një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh, edhe biznesin prodhues.

Shëndetësia është në nivelin më të ulët në Ballkan. Jemi më keq se asnjë vend. Po na ikin mjkeët dhe keni nivelin më të ulët që mga 1950 të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi në emërgjencë kombëtare. Ne do të garantojmë pagë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infemierët. Do të ndalojmë hemoragjinë e mjekëve.

Moratorium për inspektoriatet të cilat do të pezullohen për tu riformuar. Me vendosjen e pullës tek biznesi i vogël tatimprët sdo kenë punë më tek bizneset, madje mund ta klasifikojmë si vepër penale.

Kasa fiskale nuk do të ketë më këtë funksion. Do të ndërpritet transferimi i të dhënave në ministrinë e finanacave dhe nuk do të paguani më koalidimin e kasave

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY