Këngëtaret e famshme probleme serioze me shëndetin, përfundojnë në spital

Këngëtaret e famshme probleme serioze me shëndetin, përfundojnë në spital

50
0
Shares

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se nuk i ka pasur të mira raportet me shëndetin e saj. Disa ditë më parë, ajo kishte kaluar një ftohje dhe megjithëse kishte marrë mjekime, e ftohura i ishte rikthyer edhe më e fortë.

Për këtë arsye, këngëtarja ka përfunduar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Vetë Bebe e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një statusi në Twitter, ku shkruan:

“Unë përfundova në spital sot. U ftoha gjatë pushimeve dhe u mjekova me atibiotikë për 10 ditë, por e ftohura u rikthye më e fortë. Nuk do ia uroja askujt këtë. Dita më e keqe. Shpresoj të bëhëm më mirë. Qofshi mirë dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, janë fjalët e Bebes në postim.

Nga ana tjetër dhe kengetarja e famshme Lady Gaga ka njoftuar se ka probleme me shëndetin shkak i cili është bërë për anulimin e koncerteve.

“Unë jam aq e dërrmuar dhe nuk mund të performoj sonte për aq shumë njerëz që udhëtuan për të ardhur të më shohin,” shkroi ajo mbi një foto të vetes ku shihej duke marrë një infuzion. “Unë kam një infeksion të sinusit dhe bronkitit dhe ndjehem shumë e sëmurë dhe e trishtuar që nuk do të jem aty me juve sot”, ishte shkrimi i këngëtares.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY