FOTO/ Feste per kthimin e Alvinit ne qytetin e tij ne Itali

FOTO/ Feste per kthimin e Alvinit ne qytetin e tij ne Itali

64
0
Shares

Është kthyer në një ngjarje të ditës edhe në Itali kthimi i Alvin Berishës, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë. Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë. Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.

Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY