Gruaja kapet me 70 mijë euro ar të fshehur në këpucë

Shares

Një ruse është arrestuar nga autoritetet doganore të Rusisë për transportim të paligjshëm të shufrave të arit në Kinë.

Sipas Zyrës lokale të doganave, gruaja e re po shëtiste në mënyrë të çuditshme dhe nervoze ndërsa kalonte nëpër dogana në një pikë kontrolli në kufirin ruso-kinez në qytetin Zabaykalski.

Pasi ju nënshtrua kontrollit me detektor metalik, “ajo dorëzoi vullnetarisht tetë shufra ari në total 1,863 gram, të cilat i kishte fshehur në thembra të këpucëve me shirit ngjitës”, shtoi i njëjti burim.

Sipas ekspertëve, vlera e këtyre shufrave, “të cilat janë improvizuar”, tejkalon 5 milion rubla (më shumë se 70.900 euro).

Autoritetet ruse kanë filluar një hetim “për trafikimin e paligjshëm të burimeve strategjike”. Që nga fillimi i vitit, shumë rusë janë arrestuar në Zambiasky për përpjekje për transferimin e arit në Kine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...